By Triad

Zhvillim Aplikacionesh Web Të Personalizuara

Shumë biznese ende menaxhojnë projekte, klientë apo inventar përmes tabelave Excel dhe mesazheve të shpërndara mes disa personave. Ndërtojmë aplikacione web që i mbledhin këto procese në një vend të vetëm dhe që mund të përdoren nga çdo pajisje me internet.

Çfarë Përfshin

01

Panel Menaxhimi I Personalizuar

Një vend i vetëm ku shikon projektet, klientët apo shitjet, pa hapur pesë tabela apo emaile të ndryshme për të gjetur një informacion.

02

Vlerësime, Kosto Dhe Fitime Në Kohë Reale

Si te Torra Gips: çdo projekt ka vlerësimin, koston aktuale dhe fitimin e vet, të përditësuar automatikisht ndërsa punohet.

03

Menaxhim Klientësh Dhe Të Dhënash

Si te MSC Cert: një sistem i vetëm për historikun e klientëve, dokumentet dhe komunikimin, në vend të dosjeve të shpërndara nëpër kompjuterë të ndryshëm.

04

Akses I Kontrolluar Për Çdo Ekip

Cakton kush sheh çfarë: kontabiliteti sheh financat, ekipi në terren sheh vetëm detyrat e veta, drejtuesi sheh gjithçka.

Pyetjet Më Të Shpeshta

Çfarë kushton një aplikacion web i personalizuar?

Varet nga numri i funksioneve dhe integrimeve. Një panel i thjeshtë menaxhimi kushton më pak se një platformë marketplace me pagesa, njoftime dhe role të shumta përdoruesish. Japim çmim të saktë vetëm pasi kuptojmë procesin tënd.

A mund të shtohen funksione të reja më vonë?

Po. I ndërtojmë aplikacionet në module, kështu që mund të shtosh funksione të reja pa prishur atë që funksionon tashmë.

Kush e mirëmban aplikacionin pas lançimit?

Ne. Ofrojmë plane mirëmbajtjeje që përfshijnë përditësime sigurie, korrigjime dhe përmirësime të vogla, në mënyrë që të mos varesh nga dikush tjetër kur ke nevojë për ndryshime.

Ke Një Proces Që Sot Menaxhohet Me Dorë?

Na e trego si funksionon sot. Do të propozojmë si mund të bëhet aplikacion.

Refero Një Biznes

Na prezanto me një biznes që mund të përfitojë nga shërbimet tona. Nëse bëhet klient, do të të falënderojmë për referimin.

Refero Një Biznes